Kina dënoi sulmin e Izraelit ndaj ambasadës iraniane në Damask ndërsa i kërkoi SHBA-së që të luajë një “rol konstruktiv” në Lindjen e Mesme.
Ministri i Jashtëm ëang Yi e bëri këtë deklaratë në një bisedë telefonike që pati me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, sipas zëdhënëses së ministrisë së Pekinit, Mao Ning.
“Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e çështjes së Lindjes së Mesme dhe të ndihmojë në qetësimin e situatës. SHBA, në veçanti, duhet të luajë një rol konstruktiv,” vuri në dukje Mao në konferencën e përditshme./abcnews.al