Një 40 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që pësoi teksa punonte në një fabrikë tullash në Maminas. Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23:40.
Për rrjedhojë nën hetim është vënë një 59 vjeçar, përgjegjës i turnit. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të dokumentuar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë./abcnews.al