Milionë banorë të kryeqytetit kolumbian Bogota janë të detyruar të kufizojnë përdorimin e ujit për shkak të thatësirës që ka prekur vendin.
Fenomeni El Niño po i shtyn nivelet e rezervuarëve në pikën e tyre më të ulët në dekada, me zyrtarët që kanë ndërprerë shërbimet e ujit me radhë për 24 orë në zona të caktuara.
Spitalet dhe shkollat janë sigurisht të përjashtuara. Kryebashkiaku i qytetit e quajti situatën tragjike. Kufizimet e shpallura në fillim të javës hynë në fuqi të enjten. Autoritetet do të rivlerësojnë situatën çdo dy javë si pjesë e planit të shpërndarjes së ujit.
“Le të mos harxhojmë asnjë pikë ujë në Bogota tani,” tha kryebashkiaku Carlos Fernando Callan në një konferencë shtypi, duke shtuar: “Kjo do të na ndihmojë t’i heqim këto kufizime më shpejt ose t’i reduktojmë ato. ”
Mungesa e shiut dhe nxehtësia e pazakontë kanë bërë që rezervat e Kolumbisë të thahen në një shkallë alarmante.
Presidenti kolumbian Gustavo Pedro shkroi në Twitter/X të enjten se ai urdhëroi” një ndryshim thelbësor” për të mbrojtur burimet ujore për 30 vitet e ardhshme.
/abcnews.al