Avionë luftarakë francezë për Serbinë/ Abazi: Lidhet me aspektin ekonomik! Meçollari: Franca po rrit kapacitet ajrore të Beogradit kundër NATO-s

schedule21:22 - 11 Prill, 2024

schedule 21:22 - 11 Prill, 2024

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, ekspertja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Enika Abazi foli për avionët që Franca do t’i shesë Serbisë. Bëhet fjalë për 12 avionë lufte të markës franceze ‘Rafale’, të cilët do të jenë pjesë e flotës ajrore serbe.

Abazi theksoi se kjo shitje duhet parë edhe në aspektin ekonomik, ndërsa shpjegoi se gjithashtu mund të ketë të bëjë edhe me faktin që Franca synon që të sjellë Serbinë në kampin e saj.

“Mendoj që nuk kërkohet që të ketë një prapavijë të përçarë. Shitja duhet parë edhe në aspektin ekonomik sepse Franca është në një periudhë të vështirë ekonomike. Çdo shitje si kjo, që nuk është e vetmja që ka ndodhur do të sillte disa të ardhura të mira për Francën. Po ashtu duke qenë se ka marrë lidershpin për qëndrimin e të gjitha forcave rreth një koalicioni në mbështetje të plotë të Ukrainës, do ta plotësojë këtë koalicion duke sjellë në kampin e saj edhe Serbinë”, tha Abazi.

Ish-oficeri, Dritan Goxhaj u shpreh: Hera e parë që NATO ka luajtur në mënyrën më të mençur. Nuk është çështje kërcënimesh Serbia i ka marrë për balancim force këto avionë. Lëvrimi i tyre do të fillojë në vitin 2030. Nuk do të ketë asnjë herë konflikt eventual mes Serbisë dhe Kosovës, konflikti do të jetë mes

Ndërkohë kapiteni, Artur Meçollari gjatë kësaj interviste shtoi se me këtë veprim Franca nuk po bën asgjë tjetër veçse po rrit kapacitetet e Serbisë kundër NATO-s.

“Franca po rrit kapacitet ajrore të Serbisë kundër NATO-s, për dorë parash. Në njëfarë mënyrë për një dorë euro Franca pajisi me kapacitete shumë të fuqishme Serbinë”, tha Meçollari.

/abcnews.al/