TIRANË– Një shuplakë të fortë i ka dhënë “Freedom House” PD-së së Grupit të Rithemelimit për qëndrimet që kanë mbajtur në raport me SPAK-n, pasi Sali Berisha u vendos nën akuzë, në tetor të vitit të shkuar dhe në dhjetor u mbyll në arrest shtëpie.
Analsitja Brizida Gjikondi u shpreh se raporti ishte shumë i saktë. Ajo shtoi se grupimi i Sali Berishës ka gjeneruar konflikte artificiale. Sipas Gjakonit, SPAK-u është institucioni më i sulmuar nga grupimi i ish-kryeministrit.
“Ishte një raport shumë i saktë, do doja të lexoja nga mazhoranca dhe nga kryeministri shqiptar. Grupi i Berishës ka gjeneruar konfliktet artificiale. Në asnjë moment nuk ia kam besën as Berishës as Bardhit, pasi kemi një sulm permanent ndaj SPAK. Ky institucion është institucioni më i vlerësuar nga shqiptarët, por edhe nga ndërkombëtarët”, tha ai.
Gjikondi komentoi letrën e Gazment Bardhit për kryetaren e Kuvendit, ku i kërkon për të rikthyer në grupin parlamentar të PD-së Berishën e të tjerët që ai së bashku me Bashën, kanë firmosur për t’i përjashtuar në janarin e 2022.
Ajo theksoi se letra e Bardhit është hipokrite dhe ai gjithë kohës ka krijuar pirueta në jetën politike.
“Ne kemi parë pirueta që ka bërë Bardhi në të gjithë jetën e tij politike. Politika në Shqipëri është pragmatiste dhe e pamoralshme. Ai ka bërë një kërkesë te Nikolla, që kërkon të fus këto personazhe në grupin parlamentar të PD. Letra e Bardhit, është hipokrite. Është për ambicie personale. Ai çdo ditë nxjerr histori për të marrë peshë personale se ku kanë arritur pazaret me Berishën dhe marrëveshjen me të majtën, kjo është për t’u parë. Bardhi trillon histori.”, tha ajo/ n.m.abcnews.al

