Kur mbeten edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit të rregullt, më në fund Konferenca e Perëndimit duket se ka përcaktuar liderin e saj. Pas një ndjekje të gjatë dhe përmbysjesh së njëpasnjëshme, Denver Nuggetsa kanë marrë vendin e parë pas fitores 116-107 në sfidën direkte kundër Minnesota Timberwolves.
Pas një nisjeje të ekulibruar, skuadra nga Kolorado nisi shkëputjen derisa në fund festoi triumfin e rëndësishëm. Nikola Jokic bëri detyrën, duke rezultuar vendimtar në suksesin e kampionëve në fuqi të basketbollit amerikan, me 41 pikë, 11 topa të kapur në tabelë dhe 7 asist për shokët e ekipit, teksa me këtë fitore Nuggets marrin kryesimin në Perëndim, duke konfirmuar edhe një herë se nuk kanë ndërmend të dorëzojnë me lehtësi titullin e kampionëve.
Dallas Mavericks siguruan gjithashtu objektivin e parë sezonal, duke vulosur matematikisht biletën për në fazën e “play off”, me Mavericks, që fituan 111-92 në transfertën e Miami Heats, falë një tjetër paraqitje të shkëlqyer të Luka Doncic, me slloveni iu afrua tre shifrave të tjera dopjo në sezonin më të mirë të karrierës së tij, ndërsa mbylli ndeshjen me 29 pikë, 9 topa të kapur në tabelë dhe po aq asist.
Pavarësisht se në mbrëmjen e fundit nuk zbritën në parket, rezultatet e rivalëve vendosën edhe fatin e Los Angeles Lakers dhe Golden State Warrios, me dy skuadrat, që mbeten jashët zonës së “play off”, ndërsa do të luajnë në sfidat e “play in”, për të siguruar më pas kalimin në fazën tjetër të NBA. /i.m /abcnews.al