Florentino Perez kërkon të fuqizojë sulmin e Real Madrid dhe është gati të shpenzojë. “Los Blancos” përlqejnë shumë Rahem Sterling, sulmuesin e Manchester City.
Sky Sports Neës raporton se klubi spanjoll ka gati një ofertë prej 70 milionë sterlinash dhe kartonin e Gareth Bale për 24-vjeçarin anglez. Përfaqësues të Realit do të ndjekin nga afër paraqitjet e Sterling me kombëtaren, në ndeshjet kundër Malit të Zi në shtëpi dhe Kosovës në Prishtinë.
Agjentët e sulmuesit të “Cityzens” u takuan në verë më drejtues të Realit, por City nuk pranoi asnjë ofertë. Perez do të tentojë sërish dhe synon të arrijë akordin e t’i dhurojë një emër cilësor në sulm trajnerit Zidane. /abcnews.al