Fiter Bajrami me zemër të bardhë/ Çifti nga Gjilani hap dyert e dyqanit, ofrojnë rroba falas për njerëzit në nevojë

schedule08:41 - 10 Prill, 2024

schedule 08:41 - 10 Prill, 2024

Rroba falas për Fiter Bajram. Ky është gjesti i veçantë që një çift nga Gjilani bën për familjet në nevojë. Çifti, i cili zotëron një butik në qytetin e Kosovës, e bën këtë bamirësi prej disa vitesh.

Në një intervistë për “ABC-ja e mëngjesit”, Gëzim e Xhani Mehmeti treguan se këtë vit kanë pasur shumë kërkesa jo vetëm nga Kosova por dhe Shqipëria. Ata treguan se deri më tani kanë dhuruar 400 pako.

“Nuk është hera e parë. Ka 6 vite që dhurojmë, por kësaj here e kemi bërë lajmërimin më herët. Zakonisht e bëjmë një ditë para festës. Tani e kemi bërë lajmërimin dy tre ditë përpara dhe ka pasur kërkesa prej tërë Kosovës edhe prej Shqipërisë për rroba për ata njerëz që kanë vërtetë nevojë.  E kemi bërë për zot dhe njerëzit në nevojë.”, u shpreh Gëzimi.

Ndërkohë, gruaja e tij, Xhani thotë se më shumë janë të fokusuar te fëmijët në nevojë.

Kur pamë që kanë nevojë familje të tjera, kemi vazhduar me pako të tjera. Nuk kemi pasur qejf që asnjë familje me iu thënë që na vjen keq por nuk ka mbetur. Më shumë iu kemi kushtuar rëndësi fëmijëve.“, u shpreh ajo. /abcnews.al