Me ardhjen e teknikut, Daniele De Rossi, në krye të stolit, të “Verdhekuqve”, të Roma-s, këta të fundit mund të thuhet se po kalojnë formën më të mirë, të këtij sezoni, teksa vetëm të shtunën, që sapo lamë pas mundën pas dy vitesh përpjekje, “Shqiponjat” e Lazio, duke fituar minimalish, me rezultatin, 1 me 0, “Derbin e Kryeqyteti”, ndaj rivalëve të tyre të përhershëm.
Pas këtij suksesi, Roma do të kërkoj një tjetër “magji”, me teknikun, De Rossi, që ka filluar të përgatisë skuadrën e tij, për sfidën e së enjtes mbrëma, ndaj “Kuqezinjve”, të Milan, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e parë, të fazës çerekfinale, të Europa League, me të dyja skuadrat, që kërkojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.
Orët e fundit, tekniku italian ka marrë lajme pozitive sa i përket organikës, teksa është pikasur rikthimi, në stërvitjen me grupin, e “fantazistit” argjentinas, Paulo Dybala, i cili pritet të jetë titullar në sfidën, ndaj “Djajve”, ndërsa “shtatlarti” i mbrojtjes, Gianluca Mancini ka punuar sërish i diferencuar, por nuk paraqet shqetësime, për sfidën e së enjtes.
E vetmja mungesë pritet të jetë ajo e sulmuesit, iranian, Serdar Azmoun, pas dëmtimit, që pësoi gjatë grumbullimit, me Iranin, megjithatë nuk pritet të ndikojë, pasi treshja e sulmit pritet të përbëhet nga Dybala, Romelu Lukaku e Stephan El Shaarawy, teksa i vetmi vendim i vështirë për trajnerin pritet të jetë krahu i majtë i fushës, me dyshen Spinazzola-Angelino, që ndohet në “balotazh”. /i.m /abcnews.al