Ministri i Jashtëm francez Stéphane Sejourne ka sugjeruar që komuniteti ndërkombëtar të vendosë sanksione ndaj Izraelit në mënyrë që të rritet ndihma për popullsinë e Rripit të Gazës dhe të hapen kalime të tjera.
“Ne duhet të kemi një levë për të ushtruar ndikim, duke miratuar sanksione, duke lejuar kalimin e ndihmave humanitare”, tha Séjourné në një intervistë për France 24.
“Franca ishte një nga vendet e para që propozoi sanksione të Bashkimit Europian kundër kolonëve izraelitë që kryejnë akte dhune në Bregun Perëndimor.
Ne do të vazhdojmë, nëse është e nevojshme, të kërkojmë që ata të hapin kalime të reja për ndihmat humanitare,” tha Séjourné.
/abcnews.al