Izraeli i është përgjigjur me zemërim vendimit të Turqisë për të vendosur kufizime në eksportin e disa produkteve në Izrael.
Turqia ka “shkelur në mënyrë të njëanshme” marrëveshjet tregtare me vendimin e saj, sipas një deklarate nga ministri i Jashtëm i Izraelit, shkruan Sky News.
Israel Katz tha se presidenti turk Tajip Erdogan “po sakrifikon sërish interesat ekonomike të popullit të Turqisë për të mbështetur Hamasin dhe ne do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë”.
Ai shtoi se Izraeli do të përgjigjet me kufizimet e veta tregtare për produktet që vijnë nga Turqia./abcnews.al