Tre shqiptarët e arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit ndërkombëtar anti-drogë “Sammogia”, ishin mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh nga policia.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se sipas informacioneve të policisë, dyshohet se në trafikimin e lëndëve narkotike, janë përfshirë edhe shtetas të huaj.
“Arrestimi i tyre është kryer gjatë natës së djeshme. Ndaj tyre rëndonte masa e sigurisë “arrest me burg”. Prej disa ditësh, kanë qenë në vëzhgimin e oficerëve të policisë. Gjate natës u bë ndërhyrja e forcave operacionale. Do të ketë hetime të mëtejshme. Dyshohet se kryenin trafikim nga Shqipëria drejt Italisë. Nga sa kam dijeni, ka edhe shtetas të huaj të përfshirë. Në vijim do të ketë hetime të tjera. Mes personave të përfshirë janë edhe shtetas të huaj. Dyshimet jane se trafiku kryhej në Itali dhe në Gjermani”, raportoi gazetari Nika.
Gjatë operacionit ndërkombëtar “Sammogia”, në total, në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u arrestuan 13 shtetas.
Në total janë 22 të dyshuar, teksa janë sekuestrouar 26,5 kilogram kokainë dhe 11 kilogram marihuanë./abcnews.al