Tërheqja e pothuajse të gjitha forcave izraelite nga Gaza jugore është një moment i rëndësishëmi luftës por mund të jetë shumë herët për të vlerësuar se sa e rëndësishme do të jetë një gjë e tillë.
Sipas Sky Neës, zyrtarisht, kjo është bërë për t’u dhënë trupave kohë për t’u grumbulluar pas muajsh luftimesh të rënda, megjithëse kjo nuk shpjegon pse ato nuk janë zëvendësuar menjëherë.
Zyrtarët izraelitë theksuan gjithashtu se operacionet në Khan Yunis kanë përfunduar dhe se nuk ka mbetur asgjë për të bërë. Por nuk është plotësisht e vërtetë, pasi disa raketa u lëshuan jashtë qytetit drejt Izraelit disa orë pasi u larguan ushtarët.
Madje, megjithëse disa forca do të mbeten, kryesisht duke patrulluar korridorin lindje-perëndim që ndan brezin, tërheqja nga Khan Younis me siguri e bën të pamundur një pushtim tokësor në shkallë të gjerë të Rafah, të paktën në afat të shkurtër.
Kjo supozohet se mund të lidhet me një marrëveshje pengjesh.
Hamasi kishte kërkuar një tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza, diçka që Izraeli e refuzoi vazhdimisht, a mund të ishte kjo tërheqje e pjesshme një kompromis i realizueshëm?
Ushtarakisht, kjo nënkupton kalimin në një fazë të re, fazën e tretë në këtë luftë gjashtëmujore. Faza e parë ishte bombardimi ajror dhe e dyta ishte pushtimi tokësor.
Prandaj, tërheqja e forcave duhet të krijojë hapësirë për më shumë ndihma humanitare për të lëvizur rreth Gazës, diçka që nevojitet dëshpërimisht.
Por pa një plan, ndoshta do të krijojë gjithashtu një vakum sigurie, i cili, siç e kemi parë në veri të Gazës, mund të çojë në kthimin e celulave të Hamasit.
“Nëse kjo është me të vërtetë një fazë e re e rëndësishme, tërheqja e forcave duhet të shoqërohet me përparim domethënës në procesin politik, përndryshe çdo fitim ushtarak që ka bërë Izraeli do të humbasë me shpejtësi.”
/abcnews.al