Një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge. Mediat italiane raportojnë së të riut i janë gjetur më shumë se tre kilograë kokainë të fshehur në pjesën e pasme të sediljes së pasagjerit në makinë. Arrestimi i tij u bë i mundur të dielën gjatë një kontrolli rutinë nga policia italiane.
Oficerët urdhëruan shoferin të ndalonte por tentoi të arratisej. Pasi u ndalua nga policia, u ushtrua një kontroll brenda makinës, ku u gjetën tre pako me kokainë, me mbi 1 kilogramë secila. Autoritetet sekuestruan gjithashtu drogën edhe paratë cash që iu gjetën të riut në momentin e ndalimit./abcnews.al