Një zyrtar i inteligjencës ukrainase deklaroi të dielën se Kievi nuk kishte asnjë lidhje me incidentet në termocentralin bërthamor të Zaporizhia, pasi Rusia akuzoi Kievin për sulmin.
“Ukraina nuk është e përfshirë në asnjë lloj provokimi të armatosur në territorin e termocentralit bërthamor Zaporizhia në pronësi të paligjshme të Rusisë”, tha Andrii Yusov, një zëdhënës i Drejtorisë Qendrore të Inteligjencës të Ukrainës, për mediat Ukrainska Pravda.
“Sulmet ruse (…) në territorin e termocentralit bërthamor të Ukrainës … kanë qenë prej kohësh një praktikë e njohur kriminale e pushtuesve,” shtoi ai.
Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha në një postim në rrjetet sociale “X” se sulmet e sotme me dronë në stacionin Zaporizhia dëmtuan ndërtesën ku ndodhet një nga gjashtë reaktorët, por siguria bërthamore nuk ishte në rrezik./ abcnews.al