Fluks turistësh në Krujë/ E diela mbipopullon zonën muzeale dhe pazarin

schedule17:08 - 7 Prill, 2024

schedule 17:08 - 7 Prill, 2024

Jo vetëm detin. Shumë qytetarë zgjedhin që fundjavën e pushimit ta kalojnë dhe qytete.

Kruja këtë të diel me diell ishte një destinacion që u zgjodh nga shumë qytetarë për të parë zonën muzeale të saj.

“Më ka pëlqyer shumë muzeu. Kam ardhur vetëm për të parë muzeun.”

Muzeu Kombëtar i Skënderbeut është një më të vizituarit në vend, i preferuar shumë dhe nga turistët e tuaj.

“Unë jam nga Greqia. Shqipëria është një vend shumë i bukur, është shumë këndshëm. Edhe muzeu ishte shumë i këndshëm”, tha një turiste greke.

“Kjo është hera e parë që jemi në Krujë. Kemi qenë në Tiranë dhe Durrës. Na pëlqen shumë Shqipëria, ka shumë ngjashmëri me Italinë. Njerëzit janë shumë miqësorë“, shtoi një tjetër.

Një tjetër pikë e frekuentuar e Krujës është pazari karakteristik i qytetit.

Disa prej tyre rikthehen në qytet.

“Kam 7 vite në Amerikë. Kam 10 vite pa ardhur në Krujë”.

Të dhënat flasin për dyfishim të numrit të vizitorëve edhe në Krujë, që vizitohet për historinë e kulturën./abcnews.al