“Unaza e Re” një vit protestë

schedule21:42 - 3 Nëntor, 2019

schedule 21:42 - 3 Nëntor, 2019

1 vit protesta kanë zhvilluar banorët e unazës së re në mbrojte të banesave të tyre. Ata janë shprehur se protesta do vazhdoje deri sa te vendoset drejtësi dhe i bëjnë thirrje prokurorisë që të hetoje dosjen për unazën e re.

Një vit pas nisjes së protestave dhe rezistencës së tyre për mbrojtjen e banesave nga shembja, banorët e zonës së Unazës së re janë ende në rrugë. Ata vijojnë të kundërshtojnë projektin e zgjerimit të rrugës, që e quajnë korruptiv dhe i kërkojnë prokurorisë të hetojë abuzimet e kryera nga zyrtarët qeveritarë.

Përmes një materiali filmik, protestuesit prezantuan disa nga momentet më të rëndësishme të protestës dhe qëndresës së tyre gjatë këtij një viti, kundërshtimin ndaj policisë dhe fadromave që kanë shkuar disa herë për të shembur banesat, arrestimet e shumë prej protestuesve etj

Banorët që morën fjalën deklaruan se qëndresa e tyre do të vijojë, ndërsa i kërkuan qeverisë të ulet me ta dhe të diskutojë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Protestuesit thanë se nuk do të lejojnë tu shemben banesat e tyre dhe do të mbrojnë me çdo mënyrë mundin dhe djersën e derdhur për këto shtëpi.

Në mbështetje të banorëve të unazës së re sërish ishin përfaqësuesit e opozitës, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari. Banorët e unazës së re u shprehën se protestat e tyre do të vazhdojnë./abcnews.al