Ushtria izraelite tërhoqi të gjitha trupat tokësore nga Rripi jugor i Gazës brenda natës, pas katër muajsh luftime në zonën Khan Younis.
Vetëm një brigadë ka mbetur dhe ka për detyrë të sigurojë “korridorin Netrazrim” që ndan Rripin e Gazës, sipas një raporti nga The Times of Israel.
Izraeli kishte planifikuar një pushtim tokësor të qytetit jugor të Rafahut, ku më shumë se gjysma e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës po strehohen, duke pretenduar se qyteti është një koshere e bastioneve të mbetura të Hamasit.
Ajo ishte paralajmëruar për “pasoja katastrofike” nëse do të vazhdonte me pushtimin tokësor – por deri më tani nuk dukej se ishte penguar nga planet e saj./abcnews.al