Janë zbardhur emrat e plotë të rreth 69 shqiptarëve të dyshuar si pjesëtarë në 6 grupe kriminale, të përfshira në dhjetëra ngjarje në Greqi. Në prangat e policisë greke në total kanë rënë 50 persona dhe janë identifikuar 187 të tjerë, të përfshirë në aktivitete kriminale.
Nga këta të fundit, 6 ndodhen të burgosur ndërsa 1 person rezulton i ekstraduar jashtë Greqisë. Personat e identifikuar si pjesëtarë në këto grupe akuzohen për 480 vjedhje në mjetet e transportit publik dhe në vende turistike, 120 vjedhje në makina, shitje të 16.5 kg marijuanë, 1.5 kg kokainë dhe sasive të tjera si dhe për qarkullimin e më shumë se 1500 kartmonedhave false.
Gjatë hetimeve është zbuluar se pjesë e këtyre grupeve është dhe autori i plagosjes së tre të rinjve nga Kreta në 16 dhjetor në Gazi të Athinës, ndërkohë që është zbuluar edhe vrasja e një afgani e ndodhur në Athinë në 8 mars.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 73 mijë 725 euro, 697 dollarë, mbi 16 kg marijuanë, rreth 159 gram kokainë, rreth 18 gram heroinë, droga të tjera, 3 armë zjarri dhe 3 karabina, 14 armë të ftohta, 3 jelekë antiplumb, 8 automjete dhe 8 motora si dhe shumë municion, sende të vjedhura, para false e materiale të tjera.
GRUPI I VJEDHJEVE
- Oklend Berberi, 35 vjec nga Delvina, me precedentë në Greqi për vjedhje (kërkim)
- Enerida Konstandini, 35 vjec (arrestuar)
- Tatiana Dishnica, 69 vjec (arrestuar)
- Klodjan Zeneli, 39 vjec nga Saranda, i njohur si “Klodi Xhepos”, me precedentë në Greqi për vjedhje (kërkim)
- Renato Osmeni 46 vjec, me precedentë për vjedhje në Greqi (kërkim)
- Artur Dinaj, 45 vjec nga Fieri, me precedentë për vjedhje në Greqi dhe për vepra të ndryshme në Shqipëri (kërkim)
- Andi Çuko, 47 vjec nga Fieri, me precedentë për vjedhje në Greqi (arrestuar)
- Alban Fili, 37 vjec nga Fieri (arrestuar)
- Florian Vejzati, 42 vjec nga Delvina (kërkim)
- Andrea Kodra, 60 vjec nga Berati (kërkim)
- Kastriot Kelleci (kërkim)
- Nori Bino, 51 vjec nga Vlora, me precedentë për vjedhje në Greqi (kërkim)
- Arjan Naska alias Ilir Sulaj, 56 ose 51 vjec (kërkim)
- Edison Vata, 43 vjec nga Tirana (arrestuar)
- Shefikat Vejzati, 39 vjec nga Delvina (kërkim)
- Ervis Rakipi, 36 vjec nga Saranda (kërkim)
- Edvin Lula, 37 vjec nga Delvina (kërkim)
- Liko Metaj, 54 vjec nga Levan, Fier, me precedentë për vjedhje në Greqi (arrestuar)
- Aldo Bramellari , 34 vjec nga Tirana i njohur si “Martin”, me precedentë për vjedhje në Greqi e Shqipëri (kërkim)
- Andrea Profka, 52 vjec nga Vlora, me precedentë për vjedhje në Greqi (arrestuar)
- Elton Malasi, 40 vjec nga Tepelena, me precedentë për vjedhje në Greqi (kërkim)
- Ilirian Panahori, 35 vjec nga Kurjani i Roskovecit, me precedentë në Greqi për grabitje me armë dhe në Shqipëri për vepra të tjera (ekstraduar në Shqipëri)
- Artur Bashimi, 46 vjec nga Gjirokastra, me precedentë në Greqi për vjedhje (arrestuar)
- Xhavit Vlesha, 30 vjec nga Peshkopia (kërkim)
- Anton Nika, 44 vjec nga Balldreni i Lezhës, me precedentë në Greqi (ndodhet në burg)
- Romina Çami, 43 vjec nga Tirana, me precedentë në Greqi për vjedhje (kërkim)
- Lenica Nesturaj, 64 vjec nga Saranda (arrestuar)
- Romario Gjoka, 26 vjec nga Saranda (kërkim)
- Denis Kasemi, 41 vjec nga Durrësi (kërkim)
- Vasilika Jorgo, 31 vjec nga Durrësi (kërkim)
- Aldo Progonati, 55 vjec nga Fieri, me precedentë në Greqi për vjedhje (kërkim)
- Besnik Arifaj alias Niko Gilli alias Fredi Kasemi, 47 ose 48 ose 44 vjec (ndodhet në burg)
- Armando Cela, 40 vjec, me precedentë në Greqi për vjedhje (kërkim)
GRUPI I MARRJES SË SENDEVE TË VJEDHURA
- Kledis Koçillari, 25 vjec nga Çërrava e Pogradecit (arrestuar)
- Kristjanis Stefa, 34 vjec nga Elbasani (arrestuar)
- Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, 38 vjec nga Vlora, i dënuar më parë në Shqipëri nga Gjykata e Krimeve të Rënda për disa vepra të rënda penale dhe i kërkuar në Greqi për plagosjen me armë të 3 personave në dhjetor 2023
- Gëzim Rapaj, 31 vjec (arrestuar)
- Klevis Bedushi, 30 vjec nga Vreshtas, Maliq (arrestuar)
- Juljan Brahimi, 36 vjec nga Cërriku (kërkim)
- Rudina Nazëraj, 40 vjec nga Patosi (arrestuar)
- Erjon Bërzeshta, 41 vjec nga Kuçova (arrestuar)
GRUPI I DROGËS
- Angjelo Pupo, 21 vjec nga Tepelena (kërkim)
- Stelio Zaka, 24 vjec nga Libofsha, Fier (arrestuar)
- Ilir Pupo, 54 vjec nga Tepelena (arrestuar)
- Meleq Agalliu, 21 vjec nga Portez, Fier (kërkim)
- Jerasimo Lufi, 24 vjec (kërkim)
- Jovan Zaka, 58 vjec nga Libofsha, Fier (kërkim)
- Arnest Zoto, 29 vjec nga Vlora (kërkim)
- Jonaldo Tafa, 18 vjec (kërkim)
- A. J., 17 vjec (kërkim)
- Gerard Musa, 33 vjec nga Tirana (kërkim)
- Donaldo Stefanaj, 27 vjec nga Vlora (kërkim)
- Entrit Tusuni, 22 vjec nga Libohova (kërkim)
- Mariglan Kukaj, 29 vjec nga Qerret, Pukë (kërkim)
- Franko Kosuri, 24 vjec (kërkim)
- Kristian Isufaj, 21 vjec (kërkim)
- Lorenc Hitaj, 20 vjec nga Kota, Selenicë (kërkim)
- Dhimitris Ruku, 18 vjec (arrestuar)
- Akil Topi, 36 vjec nga Elbasani (kërkim)
- Anxhelo Cenkaj, 18 vjec (arrestuar)
- M. L., 17 vjec (arrestuar)
- Ersant Topi, 31 vjec nga Elbasani (kërkim)
- Afërdita Pupo, 54 vjec nga Tepelena (arrestuar)
GRUPI I PARAVE FALSE
- Leonardo Sulaj, 20 vjec (kërkim)
- Nandito Cela, 25 vjec nga Qukës, Prrenjas (arrestuar)
- Klodian Stavri, 23 vjec nga Ura Vajgurore, Dimal (arrestuar)
- Elvis Selmanaj, 27 vjec nga Tirana (arrestuar)
- Luljeta Torba, 57 vjec nga Tirana (kërkim)
- Lulzim Tema, 40 vjec nga Thumana, Krujë (arrestuar)
ZBARDHJA E VRASJES
Nga hetimet e kryera është arritur të zbulohet se i arrestuari Anxhelo Cenkaj 18 vjeç në bashkëpunim me të kërkuarin Akil Topi, 36 vjeç nga Elbasani, në bashkëpunim me persona të tjerë kanë marrë pjesë në vrasjen e një shtetasi afgan 35 vjeë, ngjarje e ndodhur në 8 mars 2024 në Athinë. Shkak i vrasjes mendohet të jetë tregtia e drogës. Sipas policisë greke për këtë ngjarje po hetohet përfshira edhe e shtetasit Nektarios Karakalios, 25 vjeç, person me rrezikshmëri të lartë, i arrestuar disa herë për vepra të rënda penale. Karakalios rezulton lidhje e grupit kriminal shqiptar “LIONS” dhe më parë ka qenë i arrestuar edhe për vrasjen e shtetasit Pëllumb Islami, 40 vjec nga Delvina, ngjarje e ndodhur në Greqi, por është liruar më pas.
/abcnews.al/