VIDEO/ Trafik armësh nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari

schedule09:33 - 4 Prill, 2024

schedule 09:33 - 4 Prill, 2024

Përrenjas- Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi trafikonte armë nëpërmjet kufirit me qëllim shitjen.

Gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Border Crossing”, është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe një armë gjahu.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai i kishte trafikuar armët, nga RMV-ja në vendin tonë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/