Atentati ndaj prokurorit Ndoj, Ardi Veliu mbledh drejtuesit e policisë

schedule12:48 - 3 Nëntor, 2019

schedule 12:48 - 3 Nëntor, 2019

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka mbledhur këtë të dielë strukturat drejtuese të policisë në DVP Tiranë, strukturat drejtuese dhe grupin hetimor.

Kjo vjen pas tentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, pasditen e së premtes te “Mbikalimi i Shkozetit”, ku u plagos ky i fundit, shoferi Andi Maloku dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”.

Gazetarja Glidona Daci bën me dijne për Abcnews, se Veliu ka kërkuar imformacion në lidhje me ecurinë e deritanishme të punës për zbardhjen e të gjitha provave në dy automjetet e ngjarjes në fjalë dhe punën për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Atentati është duke u hetuar nga prokurorët e Krimeve të Rënda, Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!