Sezonin e kaluar luajti 16 ndeshje, ndërsa këtë vit vetëm 390 minuta. Reece James ka vuajtur shumë nga dëmtimet për disa vite, ndërsa tani ai do të duhet të kthehet për të dhënë maksimumin me qëllim për të rifituar një vend titullari te Chelsea, por edhe te kombëtarja angleze për Euro 2024.
Sipas raportimeve nga mediat angleze, Reece James synohet nga Real Madrid, por anësori i djathtë nuk dëshiron të largohet nga Londra.
Ai mësohet se i ka bërë të ditur Chelsea se dëshiron të qëndrojë dhe nuk do të marrë në konsideratë asnjë ofertë tjetër./h.ll/abcnews.al