Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se çështja nuk është nëse, por kur Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës.
“Moska duhet të kuptojë se nuk do t’i arrijë qëllimet e sa në fushën e betejës”, tha Stoltenberg përpara takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s ndërsa njoftoi se do të diskutojnë se si aleanca mund të marrë më shumë përgjegjësi për koordinimin e shpërndarjes së armëve dhe trajtimit në Ukrainë.
“Ne po e transformojmë paketën gjithëpërfshirëse të ndihmës së NATO-s në një program ndihme shumëvjeçare”, tha Stoltenberg, duke shtuar se më 4 prill, në 75-vjetorin e NATO-s, ai do të takohet me ministrin e Jashtëm të Ukrainës.
Stoltenberg mirëpriti anëtarët e aleancës që po i dërgojnë ndihmat Ukrainës, por gjithashtu paralajmëroi se vendi ka nevoja urgjente, vonesat e të cilave po krijojnë pasoja në fushën e betejës./abcnews.al



