“Bardhi kërkon të bindë Berishën”, Beqiri: Shërbëtori i doktorit

schedule13:32 - 3 Prill, 2024

schedule 13:32 - 3 Prill, 2024

Avokati Idajet Beqiri në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, doli për akuzat e demokratit Gazment Bardhit nga vëllait të kreut të qeverisë, Olsi Rama.

Sipas tij, Bardhi kërkon që të bindë ish-kryeministrin Sali Berisha që t’i japë foltoren dhe të jetë i pari në listën e deputetëve që do të garojë në zgjedhjet e vitit 2025.

Bardhi e bën këtë gjë për dy qëllime, do të bëhet i besueshëm te Berisha që meriton t’ia japë foltoren dhe të jetë i pari në listën e deputetëve që do të garojë për zgjedhjet 2025. Kjo i dhemb më shumë Bardhit, pasi ai e ka pranuar edhe vetë që krijoi një organizatë terroriste siç ishte ajo e ruajtjes së votave, kur ndërkohë i ruan shteti. Me këtë organizatë terroriste ai edhe vrau. Kërkon një lloj alibie, mbrojtje, por e para është që kërkonte bëhet i besueshëm te Berisha.

Po i shërben Berishës, por çështja është sa i besueshëm bëhet për shqiptarët. Atë që kërdisi më shumë Berisha ishte Bardhi dhe ky i fundit ca nuk ka tha për doktorin. Tani pa pikë turpi shkon i lëpihet Berishës për një vend deputeti. Kemi të bëjmë me njerëz që nuk kanë asgjë të përbashkët me opozitën dhe moralin e shqiptarit.”, tha avokati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!