Shënon sot plot 90 vjec, po aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa thotë se kjo është datëlindja e parë që feston. Në një rrëfim në Pas Mesnatë, në ABC Neës, diva e skenës shqiptare, të cilës i është akoduar titulli “Artiste e Popullit”, rrëfen rrugëtimin e saj në skenë, që nis nga Liceu Artistik.
“Nuk isha mësuar sepse në Lushnje nuk e kishin zakon të festonin datëlindjen e vajzave. Edhe djemtë më vonë kanë dashur të më datëlindje por i thash nuk jam mësuar. Kështu që kjo është datëlindja e parë që më feston ministri bashkë me artistët me të cilët kam punuar një jetë të tërë, 90 vjetorin që nuk besoja se do e arrija. E them këtë sepse më ka pikuar loti që njerëz të afërt apo kolegë janë ndarë nga jeta para se të dalin në pension.
Do theksoja një fat që kam patur në punën time të madhe. Kur erdha nga Lushnja do hyja në Lice, mundësinë ma krijoi seksioni i arsimit. Nuk dija kush ishte Migjeni jo të dija kush ishte Shekspiri, që do kisha fatin ta luaja në jetë. Për fat në juri qëllon regjizori Pandi Stillo, kishte një intuit të shkëlqyer. Për t’u bindur më dha edhe një ushtrim, ai u bind dhe më thotë kur të mbarojmë më prisni në korridor.
E prita. Në përfundim ai doli dhe më vuri një dorë në sup, si prej babai, dhe më tha nesër të vish ne teatër në ora 9:00. Mendova cfarë mund të jetë, nuk e besoja se do vite një gjë e bukur që do e merrja vesht aty. Pandi Stillo më besoi rolin e parë, në një pjesë të Lavranjovit, ‘Zëri Amerikës’, një rol i vogël me dy episode por që i jepte mundësi aktorit të shpërfaqte anën emocionale. Njerëzit e pëlqyen dhe mënyra si më uronin e shoqëronin me një buzëqeshje, Ai rol më pruri shumë role të tjera.”-kujton Xhepa. /abcnews.al