Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën hapa pas në lidhje me çështjen e dinarit.
Në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, ai tha se Kurti po përpiqet të fitojë më tepër kohë.
Ndër të tjera ai tha se Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç janë dakordësuar për të mos rënë dakord për çështjet e dialogut.
“Kurti e ka bërë hapin e parë mbrapa, pasi ka pranuar që dinar i të jetë çështje e dialogut. Hapi i dytë mbrapa do ndodhë të enjten. Çështja e dinarit është kriza e tetë e qeverisë Kurti. Të enjten mund të shohim përmbylljen e çështjes së dinarit. Ne po flasim si burim i krizave, nëse numërojmë krizat që ka shkaktuar Vuçiç, ata kanë mendësinë e tyre dërgimin e militantëve. Serbia vepron me policinë, ndërkohë luan rolin e viktimës. Ajo që duket është se në parim i bashkon të dy. Kurti dhe Vuçiç, ata dakordohen për tu mos u dakorduar.”, tha ai,