Leon Goretzka pritet të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, pasi gjiganti gjerman nuk llogarit më shërbimet e tij për sezonin e ri.
Mesfushori gjerman duket se karrierën do ta vazhdojë jashtë Gjermanisë, pasi ka oferta nga Italia dhe Anglia. Sipas asaj që ka raportuar revista gjermane “Kicker”, Juventus është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit gjerman.
Kontrata e tij skadon në qershor 2026, por largimi i gjermanit mund të ndodhë këtë verë. “Zonja e Vjetër” është gati që të bëjë një ofertë prej 40 milionë eurove për Goretzka, një shumë që mund ta kënaqë Bayern Munich.
Përveç Juventus, interesim për mesfushorin gjerman kanë shprehur edhe skuadrat angleze si Manchester United, Tottenham dhe Liverpool./h.ll/abcnews.al