I vuri zjarrin mbeturinave, por dogji një sipërfaqe toke dhe disa bagëti të imta, një i proceduar në Vlorë

schedule13:24 - 2 Prill, 2024

schedule 13:24 - 2 Prill, 2024

Një shtetas është proceduar penalisht pasi dyshohet se është autor i një zjarrëvënie në fshatin Penkovë në Vlorë.

Dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa bagëti të imëta të tijat dhe një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, në fshatin Penkovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

/abcnews.al/