Tensioni në Këshillin Bashkiak në Himarë/ Llabani: Kishte persona me precedentë penalë. Tavo: Politika greke s’ka implikim

schedule21:38 - 1 Prill, 2024

schedule 21:38 - 1 Prill, 2024

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo deklaroi në emisionin “360 gradë” në ABC News, se gjatë karrierës së tij politike ka marrë disa kërcënime.

Lidhur me tensionet në Këshillin Bashkiak të Himarës, ku mbështetës të Fredi Belerit dhe Sali Berishës kërkonin që ai të largohej nga salla, Tavo u shpreh se për këtë situatë, politika greke nuk ka ndikim.

Ndërsa gazetarja Anduena Llabani deklaroi se aty kishte persona me precedentë penalë.

Pjesë nga diskutimi

Anduena Llabani: Më bën përshtypje se si zoti Tavo nuk i është drejtuar ndonjëherë policisë. Zoti Tavo jeton në Shqipëri, e kryen këtu aktivitetin e tij politik, jeton këtu me familjen, sa kam unë informacion. Në momentin që ka disa herë kërcënime për jetën, minimalja, të paktën t’i drejtohet një herë organeve.

Vangjel Tavo: Për një rast tjetër që do të ndodhte në 2005, në numërimin e votave të Libohohës, i jam drejtuar policisë. Ka marrë masat menjëherë.

Anduena Llabani: Në raste të tilla kur bëhet fjalë për votë, ndarje të pushtetit, gjithmonë kemi eksponentë shqiptarë, grekë dhe vijnë në Shqipëri për çdo lloj situate. Persona me precedentë penalë, sikundër e pranoi edhe zoti Tavo, që gjenden në atë sallë. Nga informacionet që kam në rrugë të burimeve policore, bëhët fjalë për grupe që vijnë nga Greqia, janë persona me precedentë penalë. Pjesëtarë të oganizatave të njohura Mavi dhe të Omonia. Por ka edhe persona të tjerë që janë shpallur “non grata” nga policia shqiptare, janë 35 veta që kanë hyrë më parë në territorin shqiptar, për të krijuar tensione.

Vangjel Tavo: “Më lejoni të përjashtoj kategorikisht politikën greke. Zero implikim. Pretendoj të them se e njoh situatën. E përjashtojmë situatën politike. Nuk mund të akuzojmë Omonian për situata të tilla. Tjetër gjë organizata, tjetër gjë grupimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!