Lojërat Olimpike në Paris/ Shkurtohen 800 punëtorë për arsye sigurie

schedule19:21 - 1 Prill, 2024

schedule 19:21 - 1 Prill, 2024

Rreth 800 njerëz që mendohet se nuk kanë “qëllime të mira” janë futur në listën e zezë dhe nuk do të punojnë në organizimin e Lojërave Olimpike të Parisit për shkak të frikës së sigurisë, tha të dielën Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanen.

Sipas ministrit francez, forcat e sigurisë po kontrollojnë të gjithë ata që mund të jenë në kontakt me Lojërat Olimpike: vullnetarët dhe njerëzit që do të mirëpresin publikun.

“Duhet të bëhen një milion kontrolle, tashmë kemi kryer 180 mijë kontrolle. Ne kemi përjashtuar 800 persona”, tha ai për radiostacionin LCI.

Lista e 800 personave të ndaluar përfshin 15 persona “me rrezik të lartë” , të cilët konsiderohen se përbëjnë kërcënimin më serioz për sigurinë kombëtare.

“Kjo do të thotë se ka njerëz që donin të regjistroheshin për të mbajtur flakën, për të dalë vullnetarë në Olimpiadë dhe që qartësisht nuk kishin qëllime të mira,” shtoi Darmanen, duke sqaruar se në mesin e të përjashtuarve ishin “ islamikë radikalë dhe aktivistë që duan të protestojnë”./abcnews.al