Vdekja e 16 vjeçarit në Kurbin, arrestohen 3 kushërinjtë që qëlluan me armë

schedule12:03 - 2 Janar, 2018

schedule 12:03 - 2 Janar, 2018

Policia e Kurbinit ka arrestuar tre të rinj të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë në lagjen ku banonte 16 vjeçari që gjeti vdekjen nga një plumb qorr në tarracën e shtëpisë. Ekspertiza do të përcaktojë nëse plumbi që i mori jetën adoleshentit ka dalë nga arma e tre të ndaluarve.

Tre kushërinj që dyshohet se qëlluan me armë në lagjen nr. 5 të Sanxhakut ku gjeti vdekjen 16 vjeçari u ndaluan nga policia.

Më herët të rinjtë kishin publikuar edhe pamjet e të shtënave me armë në rrjetet sociale.

Kjo e ndihmoi policinë për t’i arrestuar.

Alban, Ernis dhe Arber Lika natën e ndërrimit të viteve teksa po lëviznim me një automjet tip Benz qëlluan me armë.

Në të njëjtën kohë u gjet i pajetë në tarracën e shtëpisë adoleshenti Klajdi Gjeta.

Ai kishte një plagë në kokë, e cila është shkaktuar nga një plumb qorr. Policia ka sekuestruar makinën e të ndaluarve, targat që ishin fshehur në bagazh, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56./abcnews.al