Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetër fitore e Bologna, Thiago Motta: Krenar për këtë skuadër, i përqafoj të gjithë tifozët për mbështetjen

schedule15:46 - 1 Prill, 2024

schedule 15:46 - 1 Prill, 2024

Bologna e Thiago Motta “fshin” Salernitanën në këtë të hënë me shifrat 3-0. Një rezultat që kënaq trajnerin italo-brazilian dhe shfaqet i buzëqeshur përpara mikrofonave të “Sky Sport” për këtë ndeshje dhe performancë fantastike të skuadrës së tij.

Aktualisht, Bologna ndodhet në vendin e katërt me 57 pikë të tabelës së Serie A, duke qenë në zonën e Champions League, dhe vetëm 2 pikë larg vendit të tretë që ndodhet Juventus.

“Është një moment i mirë, i mirë për të gjithë sepse rezultatet dhe loja më bëjnë krenar dhe jam i kënaqur. Publiku ka qenë me ne nga minuta e parë deri në të fundit, i përqafoj të gjithë sepse është mënyra ime për të thënë faleminderit. Gola të bukur, por duhet nënvizuar edhe puna në mbrojtje.

Të gjithë po marrin pjesë dhe po performojnë shkëlqyeshëm. Për t’u rritur akoma edhe më shumë duhet të tregohemi të kujdesshëm deri në fund. Sot Bologna është e mirë për futbollin, të kesh njerëz që nuk janë tifozë që na shikojnë dhe na mbështesin është një fitim për ne dhe për futbollin. Ky është futbolli, sporti i krijuar për të bërë bashkime dhe jo përçarje.

Sot ne e kemi këtë veti, këtë forcë, ne bashkojmë shumë njerëz dhe unë jam jashtëzakonisht krenar”, është shprehur ndër të tjera Thiago Motta, trajneri i Bologna./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!