DURRËS- Në prag të sezonit veror sipërmarrësit që operojnë në fushën e turizmit në Durrës ngrenë shqetësimin për mungesën e punonjësve të kualifikuar.
“Mungesa të theksuara në krahun e punës, kuzhinierë, kamerierë të nivelit të lartë, menaxherë spa etj”, tha ai.
Zgjidhja sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës nuk erdhi as nga punonjësit e huaj.
“nuk kishin cilësi, nuk qëndronin e shihnin Shqipërinë si trampolinë për tu larguar diku tjetër
Shpresat bizneset i kanë varur tek studentët.
Universiteti i Durrësit në përgjigje të shoqatës së Turizmit ka vendosur që provimet këtë sezon t’i mbyllë më herët me qëllim që të rinjtë të kenë mundësi për të punuar.
“Universiteti i Durrësit në bazë të kërkesës që ka ardhur nga Shoqata e Turizmit për ta mbyllur sezonin e provimeve me 15 qershor. Ky kontigjent të jetë i gatshëm për të punuar në turizëm”, tha ai.
Vitin e shkuar Durrësi u vizitua nga afro 1.5 milionë turistë. Parashikimet janë që këtë sezon kjo shifër të tejkalohet/abcnews.al