Rishfaqet Mbreti/ Monarku Karli i Trete, në kishë në shërbesën e Pashkëve

schedule15:17 - 31 Mars, 2024

schedule 15:17 - 31 Mars, 2024

Mbreti britanik Karli i Tretë u shfaq publikisht këtë të diel që pas njoftimit se ai ishte diagnostikuar me Kancer më 5 shkurt të këtij vitit.

Në momentin e mbërritjes në kishën e Saint George në Winsdor për shërbesën e Pashkëve mbreti përshëndeti me dorë ndërsa ishte I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mbretëreshë Kamila.

Mbreti Karli i Tretë ka vijuar me ushtrimin e detyrave të tij që pas diagnostikimit me kancer, por angazhimet e deri tanishme të 75-vjeçarit janë zhvilluar në mënyrë private. Ai foli në fillim të kësaj jave për trishtimin që ndjeu për mungesën që iu desh të bënte në të Enjten e Shenjtë të Pashkëve.

Pjesëmarrja e Mbretit Karli i Tretë në shërbesën e mëngjesit të Pashkëve shihet si një shenjë inkurajuese për shëndetin e tij.

Në shërbesën  e kësaj të diele munguan princi dhe Princesha e Uellsit, kjo pasi më 22 mars Kate Midelton njoftoi se ajo po vazhdon një trajtim me kimeoterapi pasi zbuloi se ishte prekur nga kanceri.