Një 19 vjeçar, banues në Podgoricë, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi tentoi që të kalonte pesë emigrantë të paligjshëm drejt kufirit.
Sipas policisë, Tajson Boneshta u kap në flagrancë në qytetin e Shkodrës teksa po transportonte emigrantët nga vendet e treta me automjetin tip “Volkswagen Polo”.
19-vjeçari iu kishte premtuar emigrantëve transportimin drejt Bashkimit Evropian kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 celular./abcnews.al