Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se aktualisht nuk ka plane për të bllokuar rrjetin social Telegram në Rusi.
“Jo, nuk kemi plane të tilla për momentin”, tha Peskov kur u pyet nëse Rusia ka në plan të bllokojë Telegramin.
Ai shtoi se themeluesi i asaj platforme, Pavel Durov, duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi se si përdoret ky rrjet social.
Telegram, tani me qendër në Dubai, u themelua nga Durov, i cili u largua nga Rusia në 2014 pasi humbi kontrollin e kompanisë së tij të mëparshme. Durov, 39 vjeç, me origjinë ruse, jeton në Dubai dhe ka nënshtetësi të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Francës.
/abcnews.al