Tërmet në Itali, sa ishte magnituda

schedule09:34 - 28 Mars, 2024

schedule 09:34 - 28 Mars, 2024

EMSC njoftoi se të mërkurën, në orën 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter dhe sipas raporteve fillestare, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra nga qyteti i Tolmezzo dhe u ndje edhe në vendet fqinje, duke përfshirë Slloveninë dhe një pjesë të Kroacisë.

Bazuar në të dhënat e para, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda dh zjarrfikësit kanë marrë dhjetëra thirrje, por se ende nuk ka raportime për dëme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!