Sherr në konviktin e Shkodrës/ Kujdestarja godet me sende të forta 65-vjeçaren, shpallet në kërkim nga policia

schedule13:41 - 26 Mars, 2024

schedule 13:41 - 26 Mars, 2024

Një sherr ka ndodhur në një nga konviktet e Shkodrës. Mësohet se kujdestarja ka goditur me sendet të forta një 65-vjeçare që qendronte në konvikt.

Si pasojë, 44-vjeçarja është shpallur në kërkim nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al