Miqësorja e Kosovës ndaj Hungarisë, Rrahmani: Ndeshje e rëndësishme për ne, ja porosia e trajnerit Foda

schedule12:13 - 26 Mars, 2024

schedule 12:13 - 26 Mars, 2024

Para miqësores kundër Hungarisë, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur për mediat, ku e cilësoi kundërshtarin tepër të fortë, ndërsa zbuloi edhe kërkesën e trajnerit Franco Foda.

Rahmani tha se ndeshja e ndaj Hungarisë është e rëndësishme për Ligën e Kombeve.

“Ndeshja ndaj Hungarisë është shumë e rëndësishme për ne, pasi do të na ndihmojë që të përgatitemi për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe të kuptojmë idetë e trajnerit. Jemi të vetëdijshëm se do të zhvillojmë një ndeshje me një Kombëtare shumë të fortë europiane”, tha Rrahmani.

Më tej, kapiteni i “Dardanëve” dhe ylli i Napolit zbuloi kërkesën e trajnerit Foda për miqësoren e në “Puscas Arena”.

“Trajneri ka kërkuar nga ne që të fitojmë topin sa më afër portës së kundërshtarit në mënyrë që të kemi sa më shumë mundësi shënimi”, tha më tej Rrahmani./ h.ll/abcnews.al