Argjentina vjen gjithmonë para, Lautaro: Lojërat Olimpike? Nëse Mascherano më thërret, jam gati

schedule10:54 - 26 Mars, 2024

schedule 10:54 - 26 Mars, 2024

“Nëse Mascherano dëshiron të mbështetet tek unë, do të jem gjithmonë në dispozicion”-kështu u shpreh Lautaro Martinez kur u pyet se nëse do të ishte pjesë e skuadrës së Argjentinës për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Kapiteni i Inter-it u shpreh se ai punon gjithë kohës për të veshur fanellën e Argjentinës në çdo mundësi që i jepet.
“Unë punoj për të veshur këtë fanellë, ​​të jesh në kombëtare është një privilegj. Nëse Mascherano po dëgjon, mund t’i konfirmoj se jam i disponueshëm”-deklaroi Lautaro Martinez.

Duke i përçuar Inter-it mesazhin se për të Kombëtarja vjen gjithmonë e para./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!