VIDEO/ Fillon festa e vendasve, “Kuqezinjtë” ndëshkohen në “Friends Arena”

schedule20:25 - 25 Mars, 2024

schedule 20:25 - 25 Mars, 2024

Patëm shanse të pafundëta për të shënuar, por nuk u shfrytëzuan siç duhet dhe si zakonisht, nuk shënon e pëson. Kjo ka ndodhur edhe me “Legjionarët” tanë mbrëmjen e kësaj të hëne, në “Friends Arena”, teksa pas 61′ minutash rezistencë ndodhen në disavantazhin e një goli.

Një krosim i bukur i “yllit” të Tottenham, Dejan Kulusevski është kapur bukur me kokë nga “bomberi”, Gustaf Nilsson, i cili me një goditje të lehtë dërgon topin në pas shpatullave, të Thomas Strakoshës. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN