Ajo që ka ndodhur sot në Gjermani, është me të vërtetë diçka e rrallë dhe shumë e bukur. Dihet që populli gjerman është i çmendur pas futbollit dhe këtë gjë, tifozët vazhdojnë ta tregojnë dita-ditës. Në stërvitjen e fundit të Herta Berlin, para ndeshjes derbi kundër Union Berlin, mijëra tifozë kanë qenë të pranishëm.
Po, në stërvitje, as në ndeshje zyrtare e as në miqësore. Për më tepër, të gjithë kanë duartrokitur dhe mbështetur skuadrën e tyre në fund të seancës stërvitore, duke i dhënë një stimul gjigant para ndeshjes derbi.
Nëse Gjermania duhet të kopjohet vetëm për një gjë, atëherë duhet të jetë dashuria që kanë njerëzit për futbollin. Pamjet e videos më poshtë janë të rralla, të bukura dhe absolutisht të jashtëzakonshme. Një bravo e madhe për të gjithë ata tifozë të Hertës që ndoqën seancën stërvitore, edhe pse në ato kushte atmosferike, shumë tifozë të tjerë nuk do të shkonin as në një ndeshje zyrtare./abcnews.al
#HerthaBSC ultras attending their team’s final training session ahead of the derby away at 1. FC #Union #Berlin tomorrow.
[? @AxelKruseJugend] #fcubsc pic.twitter.com/FbaDY01rs5
— Matt Ford (@matt_4d) November 1, 2019