Kosova “harron” mbështetjen e NATO/ Qeveria asnjë ceremoni zyrtare për 25 vjetorin e sulmit ndaj Serbisë, opozita fajëson Kurtin

schedule19:08 - 24 Mars, 2024

schedule 19:08 - 24 Mars, 2024

Kjo e dielë e 24 marsit shënoi 25 vjetorin e ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë për të ndalur gjenocidin që po kryhej ndaj popullsisë civile nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviç.
Për 78 ditë me rradhë bombardimet e NATO-s goditën territore të Serbisë me synimin për të ndalur luftën që po zhvillohej në Kosovë.

Në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm dhe historik për Kosovën, qeveria e Albin Kurtit zgjodhi që të mos mbante asnjë manifestim zyrtar institucional për të falenderuar aleatët më të rëndësishëm ndërkombëtar të vendit që kanë mbështetur dhe mundësuar pavarësinë e Kosovës.

Memli Krasniqi, Kryetari i Partisë Demokratike në Kosovë nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka falenderuar aleatët e vendit që ndihmuan Kosovën në orët më të errëta duke falnederuar forcat e Nato-s dhe Shtetet te Bashkuara të Amerikës. Në statusin e tij Krasniqi shprehu gjithashtu keqardhjen që në këtë jubilee kaq të rëndësishëm që ka përcaktuar të ardhmen e Kosovës nuk pati asnjë manifestim zyrtar Institucional. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës e ka konsideruar diçka të tillë si një tjetër veprim të gabuar të bërë nga Pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurti.

Me veprimet e tij të njëanshme kryeministri aktual i Kosovës i ka çuar mardhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në pikën më të ulët historike. Uashingtoni zyrtar e ka bërë të qartë se Alnin Kurti nuk eshte bashkëpunues megjithatë Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se do të vijojnë të jenë gjithmonë një vend aleat dhe mbështetës kryesor për Kosovën.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë dhe bombardimi i Serbisë 25 vite më parë ishin ndër hapat më të rëndësishëm historik që garantuan paqen për popullin e Kosovës, paqe për të cilën NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kujdesen që ta ruajnë edhe sot nëpërmjet misionit paqeruajtës të KFOR-it./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!