Ambasada ruse në Uashington nuk ka marrë asnjë paralajmërim për një sulm të mundshëm terrorist në Moskë nga SHBA. Kështu deklaroi të dielën ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara. Anatoli Antonov për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.
Misioni diplomatik i SHBA-së kishte paralajmëruar amerikanët që të “shmangin grumbullimet e mëdha” në fillim të marsit për shkak të raporteve “se ekstremistët kanë plane të afërta për të synuar tubime të mëdha në Moskë”.
Në fillim të kësaj jave, Putini i hodhi poshtë këto paralajmërime, duke i thënë FSB-së se paralajmërimet e ambasadës ishin “provokuese” dhe “shantazh i drejtpërdrejtë”.
“Ne nuk kemi marrë asnjë njoftim apo mesazh paraprakisht. Ne i kushtuam vëmendje kësaj, por… nuk kam pasur kontakte as me Shtëpinë e Bardhë, as me Departamentin e Shtetit për këtë çështje,” tha Antonov për RIA.
Në dritën e sulmit të së premtes në Crocus, Antonov tha për RIA Novosti se kontaktet midis SHBA-së dhe Federatës Ruse në luftën kundër terrorizmit janë “shkatërruar”, duke shtuar se faji nuk ishte i Moskës.
“Gjithmonë u kam kujtuar amerikanëve se presidenti ynë ishte i pari që në vitin 2001 u zgjati dorën amerikanëve dhe deklaroi gatishmërinë për të ofruar ndihmë. Dhe diçka funksionoi, funksionoi… dhe nuk është faji ynë që e gjithë kjo është shkatërruar sot”, tha ai./abcnews.al