Franca “all in” kundër “Pancerave”, publikohen formacionet e sfidës Francë-Gjermani

schedule20:36 - 23 Mars, 2024

schedule 20:36 - 23 Mars, 2024

Është padyshim një përballje mes më të mirëve të futbollit. Në orën 21:00, “Gjelat Galezë” të Francës do të sfidojnë në “Parc Olympique Lyonnais”, të Lionit “Pancerat” e Gjermanisë, në një klasike të vërtetë evropiane, ku padyshim pritet vetëm spektakël nga 22 lojtarët, që do të zbresin në fushë.

Sa i përket formacioneve, tekniku Didier Deschamps i ka pozicionuar “Gjelat” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është Samba. Në krahët e mbrojtjes janë Kounde e Lucas Hernadnez, me qendrën që mbulohet nga Pavard e Upamecano. Ne mesfushë “dirigjojnë” Zaire-Emery, Tchouameni e Adrien Rabiot, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Kylian Mbappe, Ousmane Dembele e Marcus Thuram.

Në krahun tjetër, strategu gjerman, Julian Nagelsmann ka vendosur të përdorë me “Pancerat” formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Ter Stegen, në mungesë të Neuer, të dëmtuar. Në krahët e mbrojtjes janë Kimmich e Mittelstadt, me qendrën që mbulohet nga Antionio Rudiger e Jonathan Tah. Prapavija “mbrohet” nga Andrich dhe i rikthyeri në “Die Manschaft”, Toni Kroos. Më të avancuar janë Wirtz, Musiala e kapiteni Gundogan, ndërsa në sulm i vetëm qëndron “fantazisti” i Arsenal, Kai Havertz. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: