Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Përplasen dy automjete, bllokohet qarkullimi

schedule16:43 - 23 Mars, 2024

schedule 16:43 - 23 Mars, 2024

Për më shumë se një orë është bllokuar këtë të shtunë baypasi i Murrizit në Rrugën e Arbrit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Ka qenë një mjet tip furgon pasagjerësh me një automjet tjetër që janë përplasur kokë më kokë dhe si pasojë radha e makinave në Rrugën e Arbrit ka shkuar rreth 3 kilometra në të dyja kahet e lëvizjes.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur rreth orës 14.30 minuta.



Autoritetet rrugore janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks. Aktualisht, nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!