Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha të premten, se po “lutet” për shërimin e Princeshës Kate, pas njoftimit se bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit britanik, Princ William, vuan nga kanceri dhe ka filluar kimioterapinë.
Përmes një postimi në rrjetin social X, presidenti amerikan shprehet se së bashku me gruan e tij Jill, ai bashkohet me “miliona njerëz në mbarë botën duke u lutur për shërimin e Princeshës Kate”.
Jill and I join millions around the world in praying for your full recovery, Princess Kate. https://t.co/jtLp8Uo23d
— President Biden (@POTUS) March 23, 2024
Princesha e Uellsit iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar. Pallati nuk kishte dhënë asnjë informacion tjetër në atë kohë, duke thënë se ishte një operacion i planifikuar dhe duke siguruar se rasti nuk kishte lidhje me kancerin.
Në video-mesazhin e saj të transmetuar të premten, Kate tha se testet e kryera pas operacionit zbuluan praninë e kancerit. Kate filloi kimioterapinë në fund të shkurtit./abcnews.al