Miqësorja mes Bosnjës dhe Izraelit, sfida anulohet për arsye sigurie

schedule14:41 - 22 Mars, 2024

schedule 14:41 - 22 Mars, 2024

Miqësorja mes Bosnjës dhe Izraelit, e planifikuar të luhet më 26 mars, është anuluar, ka njoftuar Federata e Futbollit të Bosnjës.

Ndeshja ishte planifikuar të luhej në Sarajevë, por është anuluar për “arsye sigurie”.
Bosnja dhe Izraeli u mposhtën në gjysmëfinalet e kualifikimit për “Euro 2024”, nga Ukraina përkatësisht Islanda.

Ndeshja është anuluar me rekomandim të UEFA-s./ h.ll/abcnews.al