Situata në Lindjen e Mesme, Blinken takohet me presidentin egjiptian në Kajro

schedule11:27 - 21 Mars, 2024

schedule 11:27 - 21 Mars, 2024

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ndodhet në Egjipt për t’u takuar me krerët e qeverisë. Ai u takua me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi.

Vizita e Blinken vjen përpara një udhëtimi të planifikuar në Izrael të premten , ku ai do të diskutojë negociatat në vazhdim për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve, ofensivën e planifikuar të ushtrisë izraelite në Rafah dhe nevojën për të “rritur dhe mbështetur në mënyrë dramatike dërgimin e ndihmave humanitare” në Gaza, sipas Departamentit të Shtetit.

Udhëtimi i tij vjen në një kohë kritike: zyrtarët amerikanë dhe izraelitë pritet që javën e ardhshme të diskutojnë alternativat ndaj një ofensive tokësore në qytetin jugor të Gazës, Rafah .