Teun Koopmeiners është një nga mesfushorët më të fortë në Serie A dhe do të jetë pjesa e çmuar në merkaton e verës së ardhshme. Këtë herë nuk bëhet fjalë për hipoteza apo probabilitete, por për një fakt të bërë të ditur nga vetë mesfushori i Atalanta gjatë angazhimit të tij me kombëtaren e Hollandëz.
“I thashë klubit që verën e ardhshme dua të largohem. Shpresoj që ata mund të përfitojnë një shumë të majme nga shitja ime”, është shprehur ai.
Ndër klubet më të interesuar për shërbimet e tij është Juventus, me bardhezinjtë të cilët nuk e ulin interesin për të fituar kartonin e holandezit./abcnews.al